Megjithëse në punë shumë njerëz preferojnë të flenë pak në mesditë. Shkencëtarët pohojnë se gjumi i mesditës i bërë çdo ditë në orare të caktuara është i dobishëm për trupin dhe trurin tuaj.
Bazuar në një lajm të publikuar në revistën “Reader’s Digest” behet e ditur se sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Athinës, është vërtetuar se pushimi për 90 minuta në mesditë ndihmon në rikrijimin dhe rritjen e fuqisë së trurit dhe minimizon riskun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës tek meshkujt.
Ja se çfarë duhet të bëni për të rritur cilësinë e gjumit të mesditës dhe të përfitoni nga dobitë e tij:
1. Vendosni alarmin: fjetja për 60-90 minuta do të inicioje gjumin REM i cili zhvillon zgjuarsinë tuaj. Por nëse i kaloni 90 min hyni në një cikël të ri gjumi dhe kjo nuk ju bën dobi. Krahas kësaj gjumi i tepërt në mesditë ndikon në gjumin e natës.
2. Flini në kohën e duhur: Koha më e mirë për të fjetur në mesditë është mes orës 1 dhe 3.
3. Mbulohuni me diçka kur të shtriheni: kur flini nxehtësia e trupit bie prandaj merrni një batanije apo mbulesë të hollë para se të flini. Por mos merrni një mbulesë shumë të trashë dhe të rëndë sepse mund t’jua zgjasë më shumë kohën e gjumit.
4. Qëndroni larg dritës: drita mund të pengojë gjumin tuaj prandaj mbyllini perdet, vendosni një maskë sysh dhe fikni aparaturat elektronike.
5. Shmangni zhurmën: nëse përpiqeni të flini në një ambient me zhurmë atëherë vendosni diçka në veshë.
6. Lehtësoni gjumin: merrni frymë thellë dhe ngadalë për të qetësuar trupin. Çdo herë përpiquni të relaksoni një grup muskujsh. Bëni një ecje imagjinare në plazh apo lëndinë ose provoni ndonjë metodë tjetër.
7. Flini rregullisht: tregohuni të kujdesshëm ta bëni këtë gjë rregullisht. Kjo edhe do të përshpejtojë ardhjen e gjumit dhe do ta bëjë atë edhe më të dobishëm. Krahas kësaj nëse flini në një orar të caktuar nuk e teproni me gjumë dhe flini të qetë dhe natën.
You Might also Like
Mjekët dhe infermierët ikin nga Kosova
Përderisa numri i pacientëve që frekuentojnë, në baza ditore, Qendrën Klinike Universitare, është më shumë…
By
7 Min Read
Recetë për shërimin e anemisë në mënyrë natyrale
1)- 100 gr. rrush të thatë,- 100 gr. kajsi të thata,- 100 gr. fiq të…
By
2 Min Read
SHBA, Miratohet viagra për femra
Agjencia amerikane për Kontrollin Ushqimor dhe të Ilaçeve ka miratuar një ilaç që rrit dëshirën…
By
1 Min Read
Për të pasur një stomak të shëndetshëm
Nëse ju keni problemet e tretjes të cilat përfshijnë fryrjen, diarrenë, gazrat dhe dhimbjet e…
By
2 Min Read
Specat djegës mbrojtës të zemrës
Kur hani spec djegës, në gojë ju shkrihet një përzierje kimikatesh, e cila quhet kapsaicinë.Hulumtuesit…
By
3 Min Read
Alergjitë e pranverës
Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës? Grimcat e imëta të cilat barten nga pemët, bari…
By
1 Min Read
