Duaja (lutja) për një grua të hairit

Duaja (lutja) ka një vend të veçantë në Fenë islame. Nëpërmjet duasë njeriu i lutet Allahut të Madhërishëm që t’i dhurojë begati të ndryshme dhe të largojë nga ai çdo të keqe. Përmes lutjes realizohet lidhja ndërmjet njeriut dhe Allahut.

Nëpërmjet lutjes mund të kërkojmë që Allahu i Madhërishëm të na dhurojë një grua të hairit:

Zoti im, më dhuro grua të hairit.

Zoti im, më dhuro atë e cila do të më dojë dhe do të më respektoj në emrin Tënd

Zoti im, më dhuro atë e cila do ta ruaj nderin, krenarinë, do ta nderoj familjen dhe fenë time.

Zoti im, më dhuro atë e cila do të më bëj një besimtarë më të devotshëm.

Zoti im, më dhuro atë, butësia dhe turpi i së cilës do të jenë burim i lumturisë sime.

Zoti im, më dhuro atë, buzëqeshja e së cilës do të jetë melhem për shpirtin tim.

Zot im, më dhuro një grua sikur Hatixhja, Aisheja dhe Fatimja r.a.

Zoti im, më dhuro atë e cila do t’i edukoj fëmijët e mi dhe me Islamin e saj do të jetë shembull

Zoti im, më dhuro atë e cila të metat e mia do t’i kthej në virtyte.

Zoti im, më dhuro atë e cila tek unë do ta fitoj xhenetin.

Zoti im, më dhuro atë e cila do të ma shkëlqej rrugën për në xhenet.

Zoti im, më dhuro atë e cila vjen nga një familje muslimane.

Zoti im, më dhuro atë e cila do të nderoj dhe respektoj prindërit e mi ashtu siç u respekton prindërit e saj.

Zoti im, më dhuro atë nga e gjuha e së cilës do të kursehen të tjerët.

Zoti im, më dhuro atë, me të cilën do të jem krenar, si grua, si nënë e fëmijëve të mi dhe si nuse e prindërve të mi.

Zot im, të lutem me sinqeritet, më dhuro një grua me të cilën Ti do të jesh i kënaqur.

(Islampress)

Artikulli paraprakKatër probleme dhe katër zgjidhje kuranore
Artikulli vijuesVlera e lutjes së Junusit a.s (lutja për situata të vështira)