Gratë që konsumojnë cigare gjatë shtatzanisë rrisin mundësitë që fëmijët e tyre të diagnostifikohen me skizofreni.
Sipas një hulumtimit në Finlandë sa më shumë që gratë shtatzëna janë të ekspozuara ndaj nikotinës, aq më shumë rriten mundësitë që fëmijët e tyre të kenë ndonjë sëmundje mendore, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarët analizuan të dhënat për 1000 pacientë të diagostifikuar me skizofreni dhe i kanë krahasuar të dhënat e lindjes dhe shëndësisë me ato të individëve jo të prekur nga kjo sëmundje mendore.
Duke u bazuar në këto matje, një në pesë nënat fëmijët e të cilëve kanë skizofreni kanë konsumuar shumë cigare gjatë shtatzanisë.
“Nga njohuria jonë, kjo është studimi i parë që skizofrenin e lidh ngushtë me nikotinën”, është shprehur hulumtuesi Alan Brown.