Dule takon Joe Biden, flasin për lirinë e besimit në Shqipëri

1 Min Read

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka njoftuar sot mediat për një takim që ka patur me zv.presidentin e Amerikës Joe Biden më 17 tetor në Nju Jork.

Në foton ku kanë dalë së bashku, Dule sqaron se bëhet fjalë për “ceremoninë e dekorimit të Shkëlqesisë së Tij zotit Joe Biden, zëvëndëspresident i SHBA, me çmimin prestigjoz Athenagoras per kontributin e Tij ne mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë e besimit kudo në botë”.

Dule theksoi se ishte një “Nder dhe privilegj i veçantë mundësia ta falenderoj nga afër për interesimin dhe mbështetjen e deritanishme si edhe të flasim për situatën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirisë së besimit në vendin tonë”.

TAGGED:
Share This Article