Obama: Kerry ka respekt në mbarë botën

Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi se i nominuari i tij për sekretar të ardhshëm të shtetit, senatori John Kerry, është një pesonalitet, që ka fituar respektin e liderëve në mbarë botën.

“Gjatë këtyre shumë viteve, John e ka fituar respektin dhe besimin e liderëve në mbarë botën. Atij nuk do t’i duhet shumë stërvitje për këtë punë.

Ai e ka fituar respektin dhe besimin e kolegëve të tij në Senat, të republikanëve dhe demokratëve. Mendoj se është korrekte të thuhet se pak individë njohin aq shumë presidentë dhe kryeministra ose kanë zotërim të tillë për politikën tonë të jashtme si John Kerry. Kjo e bënë atë zgjedhje perfekte për ta udhëhequr diplomacinë amerikane në vitet e ardhshme”, tha mbrëmë Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, duke e nominuar senatorin John Kerry për sekretar amerikan të ardhshëm të shtetit.

Aktualisht sekretare amerikane e shtetit është Hillary Clinton, e cila kishte kërkuar nga presidenti Obama, që ta zëvendësoj atë.

Nominimi i zotit Kerry u bë vetëm disa ditë, pasi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, është tërhequr nga gara për këtë post, pas kritikave të ashpra nga anëtarët e Partisë Repbilikane në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Analistët konsiderojnë se zoti Kerry, që aktualisht është kryesues i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, me lehtësi do ta kaloj konfirmimin nga kolegët e tij në Senat.

John Kerry ishte kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashuara në vitin 2004.

Ai ishte mbështetës kryesor i nismave të politikës së jashtme të presidentit Barack Obama në Kongres.kohaislame

Artikulli paraprakDavutoglu, shqiptarëve: Ne do ju mbështesim deri në kiamet
Artikulli vijuesCilat kompani teknologjike patën më tepër fitime monetare gjatë vitit 2012