Dy tërmete sot në Maqedoninë Jugperëndimore

0
160

Në rajonin e Strugës, Ohrit, Kërçovës e Dibrës, edhe gjatë mëngjesit të sotëm janë ndier lëkundje të tokës, që flët për një aktivitet sizmik në këtë pjesë të Maqedonisë.

Qytetarët e këtij rajoni kanë ndier disa lëkundje të tokës që në orët e hershme të mëngjesi të sotëm, në ora 5:44 minuta, me një intensitet prej 4.5 ballë sipas shkallës së Richterit, epiqendra e të cilit ndodhej në rajonin që goditi dje tërmeti, ose rreth 15 km larg Ohrit, ndërsa vetëm 9 km nga Bellçishta. Vetëm pesë minuta pas kësaj lëkundje, është ndier lëkundja tjetër, në ora 5:49 minuta, me një intensitet prej 3.5 ballë të shkallës së Richterit, me epiqendër po në të njëjtin lokacion. Pas këtyre goditjeve janë dëgjuar edhe dy lëkundje më të lehta me intensitet prej 2.5 dhe 2.6 ballë të shkallës së Richterit, me një lëvizje jo fort të theksuar nga lokacioni epiqëndror i tërmeteve, por me thellësi të ndryshme në hipoqendër. Sipas Qendrës Europiane të tërmeteve, thellësia e këtyre tërmeteve sillet prej 4-10 km. Tërmeti i fundit me intensitet prej 2.6 ballë të shkallës së Richterit, është ndier në ora 7:04 minuta.

Këto tërmete së bashku me ato të ditës së djeshme janë regjistruar në koordinatat gjeografike N-41.27 deri ne 41.38 dhe E-20.86 deri 20.93.

Tani për tani nuk ka informacione për dëme të shkaktuara nga këto lëkundje, pos që nga tërmeti i ditës së djeshme, ka paraqitje të dëmtimeve të disa objekteve, plasja e mureve, dëmtimi i oxhaqeve dhe dëme të tjera që do të evidentohen dhe inspektohen nga një komision i komunës së Debërcës. (M.Latifi/INA/kohaislame