Se kontrolli ndaj produkteve ushqimore në Kosovë nuk bëhet si duhet, tashmë është vërtetuar disa herë pasi janë gjetur insekte të ndryshme nëpër gjëra të konsumit.
Rasti i fundit është regjistruar në Mitrovicë, ku një qytetar nga atje, që ka dashur të mbetet anonim, i ka dërguar redaksisë së portalit Koha.net disa fotografi në të cilat shihet një merimangë në bukën e blerë nga një furrë lokale.
“Vetëm desha të ju njoftoj për rrezikun e shëndetit tonë me të cilin ballafaqohemi për çdo ditë. Merimanga e pjekur në bukë. Kjo ka ndodhur në Mitrovicë. Buka është e gatuar nga një furrë e njohur në rrethin tonë”, ka thënë ai, duke mos dashur që të përmend as emrin e furrës.