Skuadra e Parmasë më nuk është në duart e shqiptarëve. Këta të fundit ia kanë shitur klubit italian Giampetro Manentit për 1 euro.
Pas asambleve të ortakëve të Parmas dhe të shoqërisë që e kontrollonte Eventi Sportivi Spa, klubi emiljan iu shit Giampetro Manentit.
Në këtë mënyrë nga skena ka dal Rezart Taci, më saktësisht Ermir Kodra, i cili mbante postin e Presidentit. 29-vjeçari nga Lushnja dha dorëheqjen nga posti, rol që e mori në 21 janarin e kaluar.
Kurse, bashkëpunori i Taçit, Pietro Doca, ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve nga Italia, ANSA, se Parmën e kanë shitur për vetëm 1 euro.
Komponentët e këshillit të ri administrativ do të përcaktohen në asambletë e jashtëzakonshme që do të mbahen në 19 dhe 20 shkurt dhe pronarët e rinj janë në luftë me kohën për të shëndoshur financat e klubit.