E turpshme: Ja si tallet motra e ministrit Blerand Stavilecit me emigrantët nga Kosova – FOTO

Derisa çdo natë nga Kosova mijëra qytetarë poi a mësyjnë Evropës, duke e rrzikuar edhe jetën, vetëm e vetëm që të sigurojnë ekzistencën, motra e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Donika Stavlieci tallet me ta. Ajo në një postim në Facebook, që e ka bërë para disa orësh, ka thënë se kjo që po ndodh me qytetarët e Kosovës, “Është tamam si e do populli ynë”.

 

“Kjo është taman qajo që e lyp populli jonë dembel!. Mi ju jep me honger hazër, me flejt e me nejt kallaballak, me lujt me letra ton ditën, me flejt ditën… zgatjav zot!!! Qikjo o qajo “një jetë më e mirë” për ta, veç mos me punu naj sen, ose, ose mi bo sheaf, se punë tjera nuk pranojnë! Se mos tflas për që nuk e zotojnë asnjë gjuhë të huaj e menojnë që mujnë me mrri diçka!!! Po vec hajt se dola valla… se ktu s’ka kurgjo. Po s’ka pra, s’ka se vet I keni fajet, çfare jemi, qashtu edhe e kena jetën dhe kushtet”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Derisa ofendime të tilla vazhdojnë nga familjarë të ministrave, me dhjetëra autobusë çdo natë ia mësyjnë Evropës. Madje, shumë qytetarë I mbyllin edhe shtëpitë e tyre, duke shitur edhe makina, e gjësende tjera.

 

Ndërkaq, brenda muajit dy qytetarë të Kosovës e kanë humbur jetën në tentim për të ikur nga Kosova drejt Hungarisë./almakos

 

Artikulli paraprakBurra, gra e fëmijë drejt Europës (Video)
Artikulli vijuesShtetasit të Kosovës i konfiskohet makina në Jazhincë