Duket se është zbardhur arsyeja e vrasjes së një 82-vjeçari në Fier.
Policia ka arrestuar autorin e krimit, 37-vjeçarin Skënder Krasniqi.
Ai akuzohet se ka masakruar Novruz Likometajn, të cilin e ka goditur disa herë me thikë, duke e prerë edhe në fyt.
Burimi nga grupi hetimor thanë për Panoramën se shkak i krimit ka qenë fakti që i moshuari i ngacmonte nënën 37-vjeçarit.
“Krimi ka ndodhur për shkak se viktima ngacmonte nënën e autorit. Nuk mund të japim të dhëna tëjtera, se mund të prishim hetimin. Dyshojmë se në krim kanë marrë pjesë më shumë se dy persona,” shprehen burimet.
Policia thotë se i moshuari njihej si problematik, pasi ngacmonte gratë e lagjes.
Kohët e fundit ai kishte nxjerrë edhe një njoftim në gazetë, duke kërkuar një grua për t’u lidhur.