Fondacioni i bamirësisë i Hillary Clintonit dhe familjes së saj ka marrë pothuaj 81 milion dollarë nga donatorë të pasur ndërkombëtarë që ishin klientë të bankës zvicerane, tashmë në qendër të polemikave, Hsbc.
Dosjet e nxjerra kanë zbuluar identitetet e shtatë donatorëve për Bill, hillary and Chelsea Foundation me llogari në Gjenevë. Ata përfshijnë Frank Giustran, një manjat minierash nga Kanadaja si dhe një prej mbështetësve financiarë më të mëdhenj të fondacionit, dhe Richard Caring, manjati britanik i shitjeve me pakicë, i cili përdori llogarinë e tij të pataksueshme në Gjenevë për të transferuar 1 milion dollarë për në fondacionin me qendër në Nju Jork.