Edhe sot vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin nga Suhadolli

Polica e Kosovës dhe FSK në bashkëpunim me KFOR-in edhe sot do të vazhdojnë kërkimet përgjatë lumit Ibër për 17 vjeçarin Sead Alushi, i zhdukur që nga dita e premte.

“Po do të vazhdojnë edhe sot kërkimet për 17-vjeçarin e zhdukur, në lumin Ibër. Deri më tash nuk kemi asnjë informatë shtesë lidhur me rastin. Për çdo rast ne do të ju informojmë”, ka thënë zyrtari i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti për Indeksonline.
 
I riu 17 vjeçar nga Suhadolli është zhdukur në veri të Mitrovicës dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij./tg/kohaislame
Artikulli paraprakEgjipt – Gjykata dënon me vdekje kreun e “Vëllazërisë Myslimane”
Artikulli vijuesProdhohen mbulesat e para për Volvo “Made in Kosova”