Mirësia e qëndrimit të shumtë pas namazit në vendin ku je falur.
Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Engjëjt dërgojnë salavat (luten) për ndonjërin prej jush për sa kohë që ai qëndron në vendin ku është falur, deri sa ai ta prishë abdesin në të. Ata thonë: ‘O Allah fale! O Allah mëshiroje!’ ”. (Sahihul Bukhari: 434, kitabus salah)
Ka thënë Ibn Bettali: “Kush ka gjynahe të shumta dhe dëshiron që Allahu t’ia fshijë ato pa lodhje, le të shfrytëzojë qëndrimin e shumtë pas namazit në vendin ku është falur, që të shtojë prej lutjeve të engjëjve, dhe kërkimit të faljes nga ana e tyre për të, sepse lutja e tyre shpresohet që të pranohet.”
“Shpjegimi i Bukharit nga Ibn Bettal” (95/2)