Me ftesë të Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, e cila mbulon edhe territorin e Maqedonisë, dhe për nderë të festës kombëtare të këtij shteti, nga dita e djeshme në Tiranë po qëndron Reisul Ulema i BFI-së në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, mbrëmë, më 1.10.2015, organizoi një pritje të veçantë në hotelin “Sheraton” me rastin e 86 vjetorit të themelimit të mbretërisë së këtij shteti. Festa kombëtare shënon unifikimin e territoreve arabe, në vitin 1932 nën drejtimin e mbretit të atëhershëm Abdul Aziz bin Abdu Rrahman Al Saud. Për nderë të kësaj feste, ambasadori i Arabisë Saudite, Talat Salem Radvan, rezident në Tiranë, organizoi një ceremoni të bukur, ku morën pjesë personalitete të ndryshme nga jeta politike e vendit, kryetar të partive politike, drejtues të lartë të institucioneve fetare, personalitete të kulturës, të ekonomisë si dhe drejtues të përfaqësive diplomatike të akredituar në Tiranë.