Egjeu tronditet nga një tërmet 6,2 ballë

Në Detin Egje ka rënë një tërmet me magnitudë 6,2 ballë sipas shkallës Rihter.

Observatori turk “Kandilli” përmes një komunikate njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km thellë në det afër brigjeve të ishullit Bozxhaada.

Përveçse në Çanakala Tërmeti është ndjerë edhe në provincat Tekirda, Edirne, Bursa, Izmir dhe Stamboll dhe rrethinat e tyre.

Agjencia pranë Kryeministrisë turke për menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) madhësinë e tërmetit e deklaroi 6,2 ballë.

Tërmeti nuk ka shkaktuar humbje në jetë dhe dëme materiale.

Prefekti i Çanakalasë tha se deri në orën 17:00 me orën lokale nuk kanë marrë asnjë informatë nga nënprefekturat dhe qytezat përreth për ndonjë dëm të çfarëdoshëm

Artikulli paraprakSiri: Regjimi ka bllokuar nga ndihmat 1 milion njerëz në nevojë
Artikulli vijuesVriten 2 ushtarë indian në rajonin e Kashmirit