Nga informacionet paraprake mësohet se 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes mes tifozëve të një ekipi me policinë në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokurori i Egjiptit, Hisham Berakat në një deklaratë të bërë në televizionin shtetëror tha se trupat e pajetë të 22 personave të cilët humbën jetën në ngjarjen e ndodhur para stadiumit të Mbrojtjes Ajrore u dërguan në morgun e spitalit.
Berakat ka theksuar se ka caktuar dy ekipe nga kryeprokuroria në morgun e spitalit për ekzaminimin e viktimave dhe për të marrë dëshmitë nga personat e plagosur që ndodhen në spital për mjekim.
Ndërsa në deklaratën e bërë nga Ministria e Brendshme në lidhje me ngjarjen u theksua se: “Mbi 10 mijë tifozë të cilët nuk ishin të pajisur me bileta dhe të cilët u mblodhën para stadiumit të Mbrojtjes Ajrore, tentuan të hynin nga dyert dhe sipër mureve të stadiumit dhe nga ngjarja janë edhe disa të plagosur”.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se nga 20 të plagosur 19 prej tyre kanë dalë nga spitali dhe se “trupat e 11 viktimave të cilët humbën jetën në ngjarje janë dërguar në spitalet Jeni Kahire (Kajro e re) dhe El-Benk el-Ehli.
Në njoftim gjithashtu në lidhje me shkaqet e vdekjeve theksohet se: “viktimat kanë humbur jetën si pasojë frakturave të qafës dhe gjatë përleshjeve dhe shtypjeve mes njërai-tjetrit. Ndërsa në trupat e viktimave nuk janë hasur shenja të plumbave”.
Burimet spitalore dhe ato policore kishin njoftuar se para ndeshjes mes ekipeve Zamalik me ENPPI në stadiumin e Mbrojtjes Ajrore ka patur përleshje me policisë dhe tifozëve të ekipit Zamalik dhe se në përleshjen mes tyre ka pasur viktima dhe të plagosur.