Siri, Kryengritësit në bastionin e Assad

Kryengritësit sirianë kanë marrë nën kontroll disa fshatra gjatë një ofensive surprizë në provincën Latakia, një nga bastionet e presidentit Bashar al Assad.

Përleshje të dhunshme me të vrarë u verifikuan mes luftëtarëve të opozitës dhe atyre besnikë ndaj regjimit kriminal për të dytën ditë rresht në rajonin bregdetar. Latakia është trashëgimia e familjes Assad. Ofensiva erdhi pasi trupat besnike morën së fundmi nën kontroll disa zona në qytetet Damask, Homs dhe Alepo.

Gjithashtu, të martën, kryengritësit deklaruan se kishin zaptuar një aeroport të rëndësishëm ushtarak në kufi me Turqinë.

 

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se kryengritësit kanë marrë fshatrat në Latakia pasi sulmuan postoblloqet e qeverisë me raketa anti-tank që prej ditës së diel.

Grupi deklaroi se ushtria dhe kryengritësit u angazhuan në një shkëmbim të ashpër zjarri në provincën në fjalë për dy ditë rresht, me viktima në radhët e të dyja palëve.

Rajoni i Latakias përbën zemrën e politikës së Alauitëve, që përbënin 10 për qind të popullsisë siriane, të dominuar nga etnia sunite. 
/tch/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt, dijetarët kundër puçit: Dëmtimi i xhamive është luftë kundër islamit
Artikulli vijuesBurri therrë me thikë gruan në mes të Shkupit