Reforma në policinë rrugore dhe ndryshimi i perceptimit për të është një nga prioritet e Ministrisë së Brendshme. Për këtë arsye ministri Sajmir Tahiri mesditën e së hënës ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtues te policisë rruogore në komisariatin e Tiranës, ku në takim merrte pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Në këtë takim ndër të tjera u vendos lirimi nga detyre e 80 % të punonjësve të këtij komisariati, 77 efektivave dhe 11 oficerëve të policisë rrugore. Zyrtarisht nga Ministria e Brendshme thuhet se këto lirime nga puna janë pasojë e një hetimi nga drejtoria e inspektimit dhe SHKB. Nga hetimi kanë rezultuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin nga ana e 88 efektiveve. Këta efektivë të larguar nga Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Personelit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Përveç masave administrative, për 4 oficerë të rolit nivelit drejtues dhe 1 oficer të rolit zbatues janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”. Ministri Tahiri gjatë ditës së hënë ka marrë edhe një tjetër vendim, i cili ka të bëjë me anulimin e tenderit për “Shërbim transporti karoatreci, parking, ruajtje automjetesh”. Ky vendim ka ardhur pas shqyrtimit të hollësishëm të proçedurave, ku janë vërejtur shkelje të shumta procedurale, ku për zyrtarët e përfshiri Ministri Tahiri ka urdhëruar proçedim penal. (INA)/kohaislame
You Might also Like
VIDEO – Protestat e 2 Marsit në Shkup (rasti Monstra)
Në këtë video të vjetër rikujtojm një fjalim të hoxhës Bekir Halimi i cili ngriti…
By
Redaksia
1 Min Read
Serbia në fillim të falimentimit
Hulumtuesi i Institutit për studime ndërkombëtare ekonomike të Vjenës, Vladimir Gligorov, vlerëson se Serbia tashmë…
By
Redaksia
1 Min Read
Lëvizja BESA me platformë 'edhe shqiptarët pa hipoteka': Detyrimisht të merren vesh të gjitha bombat
Lëvizja BESA njofton opinionin e gjerë se mbetet thellë e interesuar për zhvillimet në lidhje…
By
Redaksia
4 Min Read
Tiranë: Pas vrasjes së shokut, ekzekutohet me armë zjarri edhe biznesmeni H.Kotorri
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë afër rrugës “Ali Visha” tek Komuna e…
By
Redaksia
1 Min Read
Migrantët, të rrezikuar, për shkak të kushteve të këqija dhe motit të ftohtë
Një ditë tjetër e mjerimit dhe vuajtjes për mijëra emigrantë të bllokuar në kufirin grek…
By
Redaksia
3 Min Read
Han: Duhet që të gjejmë zgjidhje për krizën e refugjatëve në Maqedoni
Një ekip nga Komisioni evropian së bashku me ekspert nga Maqedonia nga e hëna do…
By
Redaksia
2 Min Read
