EGJIPT LAJMËRON HAPJEN E PËRHERSHME TË PORTËS KUFITARE REFAH ME GAZËN

Egjipti ka lajmëruar se do ta mbajë portën kufitare Refah të Gazës 24 orë hapur.

Një autoritet i Gazës bëri të ditur se sipas marrëveshjes midis qeverisë Palestineze dhe Egjiptit, në periudhat e ardhshme Egjipti do ta mbajë portën kufitare Refah vazhdimisht hapur.

Ndërkohë që bëhet e ditur se marrëveshja do të hyjë së shpejti në fuqi lidhur me këtë temë nuk u dhanë informacione të detajuara.

Presidenti i Egjiptit Muhammed Mursi, në një deklaratë që bëri në Universitetin e Kajros ka thënë se presidenti, qeveria dhe populli egjiptian si dhe të gjitha institucionet e vendit të tij do të jenë gjithmonë pranë popullit palestinez dhe do të përpiqen me të gjithë energjinë që kanë deri sa Palestina të ketë fituar të drejtat që i takojnë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakNjeriu që jeton prej 46 vitesh i izoluar
Artikulli vijuesKthehet Kuçi në qeveri?