Policja afgane vret oficerin USA

Një police afgane ka vrarë një këshilltar ushtarak amerikan në zyrat qendrore të policisë në Kabul, bëjnë të ditur autoritetet afgane.

Mendohet që ky të jetë incidenti i parë ku një anëtare femër e forcave afgane të sigurisë ka hapur zjarr ndaj një ushtari të NATO-s.

Së fundmi ka pasur një rritje të ngjarjeve ku trupat e huaja janë vrarë nga ushtarë apo policë afganë.

Në shtator Shtetet e Bashkuara ndërprenë trajnimin për rekrutët e policisë lokale për shkak të sulmeve të brendshme.

Thuhet se po kryhen kontrolle nëse rekrutët kanë lidhje me talebanët, të cilët disa herë kanë deklaruar se kanë infiltruar njerëzit e tyre në radhët e policisë.

Trajnimi i forcave afgane të sigurisë është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së NATO-s përpara tërheqjes së trupave ndërkombëtare në vitin 2014.

Artikulli paraprak70% e të burgosurve sauditë janë universitarë
Artikulli vijuesEgjipt, miratohet kushtetuta islamike