Egjipt: Morsi mund të dënohet me vdekje!

Një gjykatë në Kajro ka shtyrë sot gjykimin i cili e ngarkon presidentin e përmbysur egjiptian Mohamed Morsi me nxitje të vrasjes së protestuesve.

Në po të njëjtin gjykim pandehen edhe 14 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane.

Morsi, të cilin e rrëzoi ushtria nga pushteti në korrik të vitit të kaluar pas protestave masive kundër tij, ka qëndruar i qetë gjatë seancës dëgjimore, e cila është shtyrë për të martën.

Katër lloj akuza të ndryshme janë ngritur kundër Morsit, prej se është përmbysur, kurse të paktën njëra prej tyre, po që se gjendet fajtor, mund të dënohet me vdekje.

Në seancat e mëparshme, Morsi hapur kishte neglizhuar autoritetin e gjykatës.

Disa nga të bashkë-akuzuarit e tjerë, gjatë gjykimit i kishin kthyer shpinën gjykatësit.

Morsi akuzohet për nxitje të vrasjes së protestuesve jashtë pallatit presidencial, gjatë trazirave të vitit 2012, të cilat u nxitën pas miratimit të një dekreti i cili i zgjeroi pushtetin atij.

Dhjeta njerëz ishin vrarë në këtë incident.

Gjykimi është shtyrë për të mundësuar shikimin e mëtejmë të video-materialeve që dëshmojnë përleshjet ndërmjet të protestuesve pro dhe anti-Morsi, që ndërlidhen me këtë rast./bs/kohaislame

Artikulli paraprakEkonomia Shqipëri-Kosovë, përpjekje për përmirësim
Artikulli vijuesFacebook pritet të kalojë numrin e popullatës së Kinës