Egjipt – Pas xhumasë protestë pro-Morsi

Koalicioni islamist në Egjipt, të cilin e drejton Vëllezëria Myslimane i ka bërë thirrje qytetarëve të enjtën që të dalin në demonstrata gjithëpopullore në atë që quajtë si të “Premten e Përjashtimeve” kundër grushtetit i cili përmbysi presidentin Mohamed Morsi.

Këshilli Kombëtar në Mbështetje të Legjitimitetit “e thirr gjithë popullin e Egjiptit që të del në rrugë dhe të mobilizohet paqësisht pas faljes së xhumasë dhe t’i thotë JO paraburgimeve ushtarake, t’i thotë JO grushtetit ushtarak”.

Apeli është bërë të enjten në një konferencë për medie, në një xhami në periferi të Kajros ku mbështetësit e Morsi kanë vendosur shtabin e tyre që nga java e kaluar.

Trupat ushtarake kanë rrethuar këtë xhami që nga e mërkura, kur Mursi është rrëzuar nga pushteti, por nuk kanë intervenuar për të larguar protestuesit apo simpatizantët e tij./bs/kohaislame

Artikulli paraprakSerbët formojnë “Kuvendin e Kosovës dhe Metohisë”
Artikulli vijuesEzani i sabahut në Ramazan, do të thirret në televizionin e Londrës