Egjipt, protesta më e madhe pas masakrave pro legjitimitetit dhe kthimit të Morsit

Dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar egjiptian, Mohammed Morsi, morën rrugët ditën e premte duke organizuar protestën më të madhe në dy javët e fundit. Pas masakrave, shtet rrethimit, vrasjeve dhe arrestimeve të shumta.

Protestuesit të cilët policia u përlesh me ta u verifikuan në qytete të ndryshme dhe raportohet se 6 persona kanë humbur jetën dhe 37 janë plagosur.

Menjëherë pas namazit të xhumas, protestuesit dolën nga xhamitë e ndryshme të Egjiptit duke bërtitur parulla të tipit “Drejtuesit e Ministrisë së Brendshme janë banditë” dhe “Egjipti është islamik, jo laik”.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se protestuesit kanë qenë pjesëtarë të manifestimeve të mëhershme, bazuar në faktin se ata shmangën sheshet kryesore ku policia dhe tanket janë ende të vendosura, transmeton TCH.

Ndërkohë, puçistët nga Ministria e Brendshme paralajmëruan më herët se forcat e sigurisë kanë të drejtë të përdorin armët e zjarrit ndaj protestuesve që “sulmojnë” institucionet publike.

Më herët gjatë muajit qindra protestues humbën jetën kur forcat e sigurisë bastisën kampet e mbështetësve të Morsit në kryeqytet. Vëllazëria kërkon rikthimin e presidentit të rrëzuar.

Qeveria e përkohshme puçiste mbështetur nga ushtria, ka goditur vazhdimisht Vllazërinë Myslimane që kur forcat e armatosura rrëzuan presidentin Morsi më 3 korrik, duke arrestuar shumicën e krerëve dhe aktivistëve të saj.

Ditën e enjte, policia arrestoi Mohammed al Beltagin, sekretar i përgjithshëm i Partisë për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i Vëllazërisë./kohaislame.com

Artikulli paraprakObama pranon raportin e intelegjencës mbi armët kimike, vendimi…
Artikulli vijuesUshtria e Lirë Siriane vranë gjeneralin që urdhëroi masakrën kimike