Gjykata në Egjipt ka urdhëruar sot që të lirohen dy gazetarët e shtëpisë mediatike Al Jazeera, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën e parë të rigjykimit, gjykata vendosi që gazetarët të lëshohen në liri.
Siç tha për AA një burim brenda gjykatës, Gjykata Penale në Kajro ka aprovuar lirimin e Mohamed Fahmy me kaucion prej 33.000 dollarë, ndërsa kolegu i tij Mohamed Baher lirohet pa kusht.
Në qershor të vitit të kaluar, Peter Greste, Mohamed Fahmi dhe Baher Mohamed, që të tre gazetarë të Al Jazeera-s, për shkak të akuzave për përhapje të informacionëve të rreme dhe mbështetje të terroristëve u dënuan me burgim nga shtatë deri në dhjetë vjet.
Më herët këtë muaj presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi ka urdhëruar që Greste të deportohët në Austri.
Që të tre janë arrestuar në një hotel të Kajros në fund të vitit 2013, vetëm disa ditë pasi që autoritetet egjiptiane Vëllezërinë muslimane e kanë shpallur grup terrorist, anëtari i të cilit është edhe presidenti i rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi.
Për shkak të rritjes së tensioneve pasi që Doha zyrtare kritikoi rrëzimin e Morsit, qeveria egjiptiane median e Katarit e ka akuzuar për njëanshmëri, gjë të cilën Al Jazeera e mohon.