Britania jashtë angazhimit në Siri

Askush nuk e kishte menduar se Parlamenti britanik do votonte kundër mocionit te Qeverise se Kryeministrit Cameron per perfshirjen e Britanise ne veprime ushtarake kunder Sirise pas perdormit te armeve kimike.

Ky vendim me 13 vota kunder nenkupton se Britania nuk do te marr pjese ne pergatitjet per veprime te mundshme dhe nuk do te jete pjese e tyre.Kryetari i opozites laburiste, kerkoi nga Kryeministri te mos perdor prerogativen mbreterore per te urdheruar pjesemarrjen ne veprime ushtarake pavaresisht vendimit te Parlamentit.

Me heret, kryeministri britanik David Cameron tha se “Siria nuk eshte si Iraku. Sulmi çnjerezor me arme kimike ne Damask javen e kaluar nuk mund  te injorohej”. Ai theksoi se planet britanike dhe te Perendimit nuk duhen krahasuar me ato ne Irak ne 2003-in, qe cuan ne rrezimin e Sadamit.

Debati ne Parlamentin britanik ndodhi, pasi Qeveria paraqiti keshillimin ligjor per veprime ushtarake dhe publikoi nje leter ku jepeshin hollesira per qendrimet e eksperteve te inteligjences. Dilema mbetet morale; a do te vazhdojë Britania te lejoje dhe toleroj me tej perdorimin e armeve kimike ndaj njerzve te pafajshme dhe femijeve, qofte edhe per aryse te politikes se brendshme apo komplekseve ndaj vendimeve te mehershme per te ndermarre sulme te ngjashme ushtarake, si episodi i Irakut ne kohen e ish-kryeministrit Blair dhe dosjes qe rezultoi me vone se ishte e sajuar ne ate rast.Padyshim me te kenaqurit nga vota dhe procesi demokratik ne Parlamentin britanik mbeten ata qe drejtojne sot regjimin e Damaskut dhe ata qe besohet gjeresisht se kane perdorur armet kimike ne Siri.

SHBA vazhdon angazhimet

Washingtoni zotohet të veprojë me krizën siriane pa cënuar interesat e tij. Deklarata e administratës amerikane erdhi pas refuzimit që deputetët britanikë i bënë ndërhyrjes ushtarake në këtë vend, por Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se kombet që shkelin normat ndërkombëtare lidhur me përdorimin e armëve kimike, duhet të konsiderohen përgjegjëse për veprimet e tyre.

Përjashtimi i Londres nga mesymja eshte nje sinjal per Qeverine e Sirise se konsensusi politik mes vendeve te fuqishme perendimore per goditjen e saj ka pesuar krisje. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuch Hagel deklaroi megjithate se edhe pa Britanine, Amerika do te vazhdoje te perpiqet per krijimin e nje “koalicioni nderkombetar”, te gatshem te veproje si nje trup i vetem perballe krizes siriane.

“Washingtoni do t’i vazhdoje konsultimet me aleatet, me partneret dhe me miqte. qellimi eshte te vazhdohet puna per krijimin e nje koalicioni. shumica e kombeve neper bote e denojne perdorimin e armeve kimike”, thotë Hagel.

Por administrata Obama ka hasur edhe ne rezistence te brendeshme lidhur me kete çeshtje. Anëtarë të Kongresit i kërkuan Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit të paraqesin argumenta për një sulm të mundshëm ushtarak kundër Sirisë. Media nga ana tjeter drejton pyetje te forta mbi te dhenat e grumbulluara deri tani per mesymjen e sidomos provat e perdorimit te armeve kimike.

Amerikanët i kane ende te fresketa kujtimet e konflikteve te nisura nga Amerika gjatë viteve të fundit, si lufta e Irakut, e ndermarre prej ish-presidentit George W. Bush, e cila vuri në pikëpyetje saktësinë e informatave të shërbimeve të zbulimit. Të paktën 116 ligjvënës, pjesa më e madhe republikanë kanë nënshkruar një letër ku i bëjnë thirrje Presidentit të kërkojë autorizim të qartë nga Kongresi para se të japë urdhër për ndonjë operacion ushtarak. Obames aty i kerkohen shpjegime mbi arsyetimin ligjor te nje operacioni ushtarak, si dhe politikat, objektivat dhe strategjinë që do të pasonte një veprim të tillë. /TCH/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipti në shtet-rrethim
Artikulli vijuesAsad: Do të vetëmbrohemi