Arrestohet shkrimtari që ofendoi Islamin

Një shkrimtar saudit është arrestuar për shkak të komenteve të tij “ofenduese” për Islamin.

Familjarët kanë bërë të ditur se Turki Al-Hamad është arrestuar të hënën me urdhër të ministrit të Brendshëm, princit Mohammed bin Nayef bin Abdel Aziz.

Al-Hamad thuhet se ka sulmuar islamikët në llogarinë e tij në Twitter. Ai i ka akuzuar ata për “shtrembërim të mesazhit të Profetit Muhammad”.

Në postimin e tij, Al-Hamad ka shkruar se “ekstremizmi islamik është një neo-nazizëm në rritje në botën arabe”.

Komentet e tij kanë shkaktuar debate të ashpra ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij në rrjetet sociale të Arabisë Saudite.

Autoritetet dhe klerikët konservatorë kanë kritikuar Al-Hamadin disa herë për pikëpamjet e tij të zëshme liberale në vendin konservator./rel

Artikulli paraprakPeticion për dëbimin e gazetarit britanik nga SHBA-ja
Artikulli vijuesEgjipti shpall sot rezultatet e referendumit