Sot mbahet mbledhja e Londrës e të ashtuquajturve "Miqtë e Sirisë"

0
115

Dhuna e Esadit në Siri vazhdon për 3 vjet.

Në përleshjet në këtë vend janë vrarë më shumë se 200 mijë persona ndërsa 2 milionë të tjerë kërkuan strehim në vende fqinje.

Ndërkaq në Londër sot mbahet një mbledhje kritike në lidhje me çështjen.

Ministrat e Jashtëm të 11 vendeve dhe Koalicioni Kombëtar i Sirisë do të mblidhen sot në Londër.

Turqia në këtë mbledhje përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu), i cili ndodhet në Londër.

Krahas Davutollus në këtë mbledhje të titulluar “Londra 11” marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të SHBA, Francës, Egjiptit, Gjermanisë, Italisë, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Anglisë.

Në mbledhje marrin pjesë edhe zyrtarët e Opozitarëve Sirianë dhe të Koalicionit të Forcave Revolucionare.

Bëhet e ditur se në mbledhje do të kërkohen rrugët diplomatike për ti dhunë fund krizës në Siri.

Në mbledhje gjithashtu do të bisedohet në lidhje me zhvillimet për Konferencës Paqësore të Gjenevës, data e mbajtjes e së cilës ende nuk është përcaktuar.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme thuhet se në mbledhje gjithashtu do të bisedohet në lidhje me përpjekjet ndërkombëtare për dhënien fund përleshjeve në Siri dhe përmbushjen e kërkesave legjitime të popullit të Sirisë./trt/kohaislame