"Ejupi dhe Konjufca, ma shkatërruan jetën"

0
160

Një letër në dorëshkrim dhe një stilolaps mbi të është gjetur në tavolinën e punës së Dino Asanajt që flet për mundësinë e vetëvrasjes – apo edhe të inskenimit të vetëvrasjes.

Letra ka orientuar organet e rendit që të kryejnë hetime edhe për vrasje, edhe për vetëvrasje.
Letra me tre rreshta që duket se është e nënshkruar nga vetë Asanaj është gjetur në zyrën private të tij në Fshatin Ndërkombëtar në Hajvali.
Në këtë letër, përmbajtjen e së cilës e ka mësuar “Koha Ditore”, përmenden akuzat e biznesmenit Remzi Ejupi, të bëra javë më parë në gazetën “Zëri”, si dhe akuzat e shpeztarit nga Lipjani, Abdurrahman Konjufca.
“Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, shkruan në këtë letër, ka thënë një burim brenda hetuesisë.
Akuzat publike patën nisur pas marrjes së hotelit “Grand” në menaxhim të AKP-së si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve për investime që kishin aksionarët Zylqif Berisha, Remzi Ejupi e Behgjet Pacolli. /Indeksonline/kohaislame