EKIP

EKIP m.
1. Grup punonjësish që shkojnë diku për të kryer një detyrë a një punë të përbashkët brenda një kohe të caktuar. Ekip mjekësor. Ekip gjeologësh. Ekipi i kontrollit. Anëtar (pjesëtar) i ekipit. Përgjegjësi i ekipit. Shkoi (erdhi) një ekip. 
2. sport. Grup lojtarësh që merren me një lloj sporti dhe zhvillojnë ndeshje a gara sportive (në një kampionat etj.). Ekipi kombëtar. Ekipi shqiptar. Ekipi i futbollit (i basketbollit, i volejbollit). Ekipi i shahistëve. Ekipi i të rinjve. Ekipi i vajzave (i djemve). 
3. Grup punonjësish të një fushe të caktuar të veprimtarisë shoqërore. 
Ekip shkrimtarësh. Ekip dijetarësh.
Artikulli paraprakARTEZIAN
Artikulli vijuesEKLIPS