EKLIPS

EKLIPS m. astr.
Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. Eklips i plotë (i pjesshëm). Eklipsi i Diellit errësimi i përkohshëm i Diellit kur Hëna ndodhet midis Diellit e Tokës. Eklipsi i Hënës errësimi i përkohshëm i Hënës kur kjo hyn në zonën e hijes së Tokës.
 
EKLIPSOHEM vetv.
1. vet. veta III astr. Bëhet eklipsi i një trupi qiellor. 
2. fig. libr. Nuk dukem për një farë kohe, zhdukem përkohësisht. 
3. Pës. e EKLIPSOJ.
 
EKLIPSOJ kal.
1. vet. veta III astr. I del përpara një trupi tjetër qiellor dhe e zë a nuk e lë të duket për një farë kohe, shkakton eklipsin e një trupi qiellor (për trupat qiellorë). 
Hëna eklipson Diellin. 
2. fig. libr. E errësoj a e zbeh punën, vlerën ose lavdinë e dikujt, ia ul rëndësinë a vlerën; i hedh hije dikujt a diçkaje; ia kaloj dikujt në një punë a veprimtari, e lë shumë prapa. E eklipsoi kundërshtarin. Kjo fitore e eklipsoi të parën.
Artikulli paraprakEKIP
Artikulli vijuesEKLEKTIZËM