Analistët tregojnë se një nga treguesit më të mëdhenj për rritjen e ekonomisë së SHBA-së është rënia e shpenzimeve individuale.
Ekonomia e SHBA-së është rritur me 1.1 për qind në 4 mujorin e parë të këtij viti, duke u rritur kështu pak më shumë se pritshmëritë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas statistikave të përditësuara të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në 4 mujorin e parë të këtij viti të ardhurat për frymë burto janë rritur me 1.1 për qind. Muajin e shkuar ishte parashikuar për një rritje prej 0.8 për qind. Ndërsa pritshmëritë e sektorit privat ishin 1.0 për qind.
Nga ana tjetër indeksi i çmimeve të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të cilat priteshin të ishin stabël, ka rënë nga 0.6 në 0.4. Ndërsa përqindja e harxhimeve individuale për frymë kanë pësuar një rënie nga 1.9 për qind në 1.5 për qind. Në këtë mënyrë shpenzimet individuale të cilat përbëjnë 70 për qind të ekonomisë amerikane janë në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit.
Analistët tregojnë se një nga treguesit më të mëdhenj për rritjen e ekonomisë së SHBA-së është rënia e shpenzimeve individuale. Zhvillimet ndërkombëtare kanë ulur besimin e konsumatorit amerikan. Për këtë arsye kemi të bëjmë me një rritje të butë.
Nga ana tjetër pritshmëritë nga Banka Federale Amerikane për nivelin e inflacionit janë për një stabilizim të tij në nivelin 2.1 për qind.