EKSKLUZIVE: Këshilltari i Kadri Veselit, i akuzuar se i shiste drogë Ushtarëve të KFOR-it!

Në një hulumtim dyjavor emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka siguruar prova të cilat dëshmojnë se Emir Azemi, njëri nga këshilltarët e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit është i akuzuar për shitje të narkotikëve.

Hulumtimi i cili transmetohet të premten nga ora 20 e 20 minuta sjell detajet për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Mitrovicës e cila ndër të tjera potencon se  Azemi në vitin 2006ë ishte arrestuar duke u shitur marijuanë ushtarëve të KFOR-it.Çka thotë Emir Azemi për këtë aktakuzë dhe si arriti ai që në kohën kur ishte zyrtarisht i akuzuar të emërohej këshilltar i kryetarit të Kuvendit  Kadri Veseli për Mitrovicën Veriore.

A ishte në dijeni zyra e Kryetari të Kuvendit për aktakuzën ndaj Azemit?
 
Cilat masa u ndërmorën pas marrjes së informacioneve se prokuroria po dyshon se Azemi ishte marrë me shitje të marijuanës?
 
Pse Azemi mori vendim që pas interesimit të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” të ofronte dorëheqjen e tij vullnetare nga pozita e këshilltarit të Kryetarit të Kuvendit?
 
Çfarë thonë  anëtarët e tjerë të kabinetit të Kadri Veselit për këtë aktakuzë?
 
Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia” ku do transmetohen aksione të Njësive të Antidrogës në Veriun e Mitrovicës.kohaislame
Artikulli paraprakAlbin Kurti e quan hajn vëllain e Hashim Thaçit
Artikulli vijuesDrejtori i Doganës merret në pyetje nga Policia për 5 orë