NJË I VDEKUR DHE NJË I LËNDUAR RËNDË NË NJË AKSIDENT

F.Xhaka (1984) ka humbur jetën ndërsa një tjetër person është lënduar rëndë pas një aksidenti në trafik që ka ndodhur të enjten rreth orës 19;00 në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar për shkak të tejkalimit të kufizimit të shpejtësisë dhe manipulimit në të pasigurt me automjetin nga ana e ngasësit.

“Sipas vlerësimeve të hetuesve policor të trafikut rrugor në Mitrovicë, thuhet se aksidenti është shkaktuar në momentin kur ngasësi i automjetit nën rrethana të panjohura, për shkaqe të zhvillimit të shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe fillimisht godet një dru në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes së veturës dhe më pas bartet në anën e majtë duke u përplasur në një shtyllë elektrike”, ka thënë Hoti, duke shtuar se ngasësi i automjetit dhe bashkë udhëtari i tij, meshkuj, banor të komunës së Mitrovicës, janë dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë.kohaislame

Artikulli paraprakPa viza në vitin 2014
Artikulli vijuesReagojnë aktorët e filmit antiislam