Ekspertët në Washington diskutuan rreth tentativës për grusht shteti në Turqi

Koordinatori i përgjithshëm i Fondacionit për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale, Duran, bëri vlerësime mbi perceptimin e popullit turk ndaj SHBA-ve pas tentativës së 15 korrikut për grusht shteti

WASHINGTON (AA) – Në konferencën e organizuar nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), studiuesi në Institutin Brookings Shadi Hamid, theksoj se “Nëse tentativa për grusht shteti do të ishte e suksesshme, SHBA-të do të bashkëpunonin me puçistët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e organizuar nga SETA, u diskutua për marrëdhëniet Turqi-SHBA në kontekstin e tentativës për grusht shteti më 15 Korrik. Përveç ekspertit të Brokkingsit morën fjalën edhe anëtari i stafit akademik pranë Universitetit Sbanxhi, Prof.Dr. Halil Berktay, koordinatori i përgjithshëm i SETA-s, Burhanettin Duran, si dhe koordinatori për Washtingtonin në SETA, Dr. Kadir Ustun. Duke theksuar që SHBA-të kanë një të “kaluar negative” në reagimet ndaj tentativave për grusht shteti në vend Hamid u shpreh se “nuk kam asnjë dyshim se nëse tentative për grusht shteti do të ishte e suksesshme, udhëheqësit e SHBA-ve do të vazhdonin bashkëpunimin më puçistët.”

Hamid, theksoj që edhe pas grushtit të shtetit të suksesshëm në Egjipt kundër presidentit të parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhammed Mursi, SHBA-të vazhduan bashkëpunimin me realizuesin puçit Abdulfettah es- Sisi. “Posaçërisht sekretari i amerikan i shtetit Kohn Kerry ka qëndrim të butë kundrejt diktatorëve, duhet të jemi të sinqertë në këtë drejtim”, u shpreh Hamid.

Anëtari i stafit akademik në Universitetin Sabanci, Berktay, duke filluar që nga periudha e shtetit Osman ka folur mbi përvojat e grupeve të ndryshme ideologjike brenda ushtrisë në Turqi.

Berktay tha se, populli i Turqisë disa herë më parë ka qene i ekspozuar para tentativave për grusht shteti, por, më 15 Korrik ai doli në rrugë dhe mbrojti përfaqësuesit e tij.

“Qëndrimi i SHBA-ve, shqetësoj seriozisht popullin e Turqisë”

Ndërsa koordinatori i përgjithshëm i Fondacionit për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale, Duran, bëri vlerësime mbi perceptimin e popullit turk ndaj SHBA-ve pas tentativës së 15 korrikut për grusht shteti.

Duke theksuar se populli i Turqisë është shqetësuar seriozisht nga reflektimet e SHBA-të në lidhje me tentativën për grusht shteti, Duran u shpreh: “Populli priste më shumë. Fjalimi i John Kerryt u perceptua në drejtim te asaj që nëse puçistët arrinin sukses SHBA-të do të mund të bashkëpunonin me ata.”

“Nëse bëhet ekstradimi i Gülenit do të bëhet gjykim i drejtë”

Edhe koordinatori i përgjithshëm i SETA-s në Washington, Ustun, tha se në rast të ekstradimit të Gülenit në Turqi, do të gjykohet në mënyrë të drejtë. “Gjykimi i Abdullah Ocalanit u bë nën mbikëqyrje të Bashkimit Evropian dhe ishte një gjykim i drejtë. Nëse do të ekstradohet Güleni do të rrjedh një proces i ngjashëm. Është plotësisht i mundur një gjykim i drejtë”, u shpreh ai.

 

Artikulli paraprak(FOTO) Pasioni i muezinit Sirian i cili sfidon Bombat
Artikulli vijuesSulmi terrorist në Van të Turqisë, 3 të vdekur dhe 73 të plagosur