Shkup, 10 mars – Eksperti belg, Piter Vanhojt, ka reaguar ashpër ndaj simbolit nacist gjerman që gjendet në megafonin e kryetarit të Kongresit botëror maqedonas, Todor Petrov.
Gjatë protestave të fundit të cilët Petrov i organizoi para MPB-së, gjatë fjalimit të tij mbante një megafon ku gjendeshin simbolet e Adolf Hitlerit “ss 1488”. Sipas tij të gjithë ata të cilët përdorin simbole naciste nuk duhet të mbështeten nga asnjë parti politike.
“Personat të cilët haptazi po tregojnë simbole naciste nuk meritojnë mbështetjen të asnjë partie politike, qoftë ajo konzervative, social-demokrate ose liberale. Për shkak të qëndrimeve publike të VMRO-DPMNE-së ku kryetari i kësaj partie e vizitoi Todor Petrovin në spital, me këtë po shkaktohet një lidhje problematike pasi këtu vërehet qartë se ka lidhje mes partisë dhe ideologjisë naziste, e cila e tejkalon linjën e kuqe. Pranimi i kësaj është një rrezik i qartë për demokracinë dhe duke lënë pezull të gjithë ata të cilët kanë lënë jetën e tyre duke luftuar kundër nazizmit, jo vetëm në Evropë por në të gjitha vendet e botës”, ka shkruar Vanhojt në Facebook.
Numri 14 i simbolizon 14 fjalët. “Ne duhet patjetër tju sigurojmë mbijetesë njerëzve tanë dhe ardhmëri fëmijëve tanë të racës së bardhë”.
Mirëpo shkronja (x) në alfabetin latin është e teta me rradhë, ndërsa neonacistët e shfrytëzojnë simbolin (88) si përshëndetje (Hajl Hitler)