Ekstremistë çifutë bastisin xhaminë Aksa dhe bëjnë thirrje për të vendosur nesër gurthemelin e tempullit

Me dhjetëra ekstremistë çifutë kanë bastisur xhaminë Aksa, mëngjesin e ditës së martë, me pretekstin e turizmit të huaj.

Disa organizata ekstremiste çifute, patën deklaruar kohë më parë se kanë për qëllim bastisjen e xhamisë Aksa, me qëllim që të fusin brenda gurin e themelit të tempullit të pretenduar. Ekstremistët që bënë këtë akt sot, ishin të shoqëruar nga rabinë dhe personalitete politike izraelite.
Ekspertët palestinezë parashikojnë përsëritjen e masakrës së vitit 1990 në ambientet e xhamisë Aksa, kur ekstremistë çifutë u orvatën të fusin brenda ambienteve të xhamisë, gurin e themelit për tempullin e pretenduar prej tyre, duke lënë të vrarë 18 besimtarë palestinezë dhe me qindra të plagosur. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakPapa kundër intervenimit në Siri
Artikulli vijuesReja e bën vjehrrën për spital