Reja e bën vjehrrën për spital

Në fshatin Kravari të Manastirit reja dhe vjehrra janë rrahur se cila do ta shfrytëzojë ujin në oborr, me çka vjehrra e ka pësuar më të keqen pasi përfundoi me eshtra të thyera.

Kundër nuses është ngritur padi penale për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore. Ngjarja ka ndodhur të dielën, kur 57 vjeçarka B. S., ka filluar të lajë oborrin me ujë, me çka vjehrra e saj 82 vjeçarja B. S., e ka kundërshtuar.
Reja e ka shtyrë vjehrrën në pllaka dhe ka filluar ta godasë. Në Spital është konstatuar se vjehrra ka eshtra të thyera në një pjesë të trupit./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakEkstremistë çifutë bastisin xhaminë Aksa dhe bëjnë thirrje për të vendosur nesër gurthemelin e tempullit
Artikulli vijues(Video) Çfarë shpërndahet në Siri në vend të ushqimit?