Elbasan, plagos katër të afërm për pronat, pranga 45-vjeçarit

ELBASAN – Një 45-vjeçar nga Belshi, ka përfunduar në pranga pasi plagosi me thikë katër të afërm për motive pronësie. Burime nga Policia e Elbasanit bëjnë të ditur, se Ramadan Bali, 45 vjeç, A. Bali, 40 vjeç dhe B.Bali, 45 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të trupit, shtetasit S.Bali dhe Xh.Bali, 30 dhe 35 vjeç, të cilët janë të afërmit e tyre.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, u bë e mundur shuarja e konfliktit midis palëve. Ndërkaq, pas hetimeve paraprake, policia konfirmoi se katër shtetas janë qëlluar me thikë nga 45-vjeçari Ramadan Bali, por fatmirësisht kanë marrë dëmtime të lehta.

Pas kontrollit në banesën e autorit, uniformat blu sekuestruan 5 kallëpe lënde plasëse “MAGNUM365”, si dhe 5 pako me ambalazh letre, lëndë plasëse tritol.bw/kohaislame

Artikulli paraprakGrabovci: Rezolutën do ta votojnë edhe Krasniqi e Limaj
Artikulli vijuesIsh-të burgosurit 27 ditë grevë urie, arrestohet për mashtrim koordinatori