Grabovci: Rezolutën do ta votojnë edhe Krasniqi e Limaj

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është shfaqur e unifikuar të mërkurën mbrëma, pavarësisht përplasjeve të fundit ndërmjet figurave kryesore në këtë parti.

Kështu të paktën ka pohuar anëtari i Kryesisë së PDK- së, Adem Grabovci, pas një takimi në selinë e kësaj partie, ku ka marrë pjesë edhe kreu i saj, Hashim Thaçi.

Sipas Grabovcit, në seancën e sotme parlamentare, partisë nuk do t’i mungojnë as votat e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt kur të votohet për rezolutën me të cilën synohet të nisin bisedimet Kosovë – Serbi.

“Pa dyshim që edhe ata do ta votojnë, sepse të gjithë e kanë mbështetur rezolutën…”, ka thënë Grabovci pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, raporton Express.

Ai më pas ka thënë se në mbledhje nuk janë përmendur mospajtimet që zyrtarë të PDK-së nuk kanë hezituar t’i shfaqin në publik kohëve të fundit.

“Ne mbajtëm një mbledhje të zakonshme të Kryesisë së Partisë, ku u diskutua rreth Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, unanimisht iu dhe mbështetje nga të gjithë dhe anëtarët e Kryesisë, gjegjësisht Kryesia dhe nesër do të qitet paraqitet në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ai.

Mirëpo, një unifikim i tillë PDK-së i mungoi në votimin e fundit në Kuvend.kohaislame

Artikulli paraprakThaçi e ka vështirë të zgjedhë mes Albright dhe Pradew
Artikulli vijuesElbasan, plagos katër të afërm për pronat, pranga 45-vjeçarit