Ish-të burgosurit 27 ditë grevë urie, arrestohet për mashtrim koordinatori

TIRANË-Sot greva e urisë së ish-të burgosurve politikë hyri në ditën e 27-të, ndërsa zhvillime të reja po ndodhin në emër të saj.
Pritet që Gjykata e Tiranës të shpërndajë grevën e urisë pas një vendimi që mori dje duke para parasysh padinë e policisë së kryeqytetit që konstatoi se grevistët kanë kryer vepra penale gjatë kohës së grevës së urisë. Sipas policisë gjatë grevës janë kryer vepra me rrezikshmëri për jetën, duke ju referuar këtu rastit të dy grevistëve që i vunë flakën vetes.

ARRESTOHET KOORDINATORI; MASHTROI NJË SHTETAS ITALIAN
Ora 09:00-Dje, policia shoqëroi koordinatorin e grevës, Asllan Patrioti ndërsa sot vendosi arrestimin e tij nën akuzën mashtrimit. Patrioti, shprehet policia, ka përfituar 700 euro nga një shtetas italian, të cilit i premtoi se do ti nxirrte mjetin nga komisariati. ‘Shumën e parave Patrioti e ka përfituar gjatë kohës së grevës”, tha policia.

GJERGJ NDRECA RIKTHEHET ME AMBULANCË TEK GREVISTËT
Dje në mbrëmje, pas vendimit të gjykatës së Tiranës për të shpërndarë grevën e ish-të përndjekurve politikë, Gjergj Ndreca, i vetëdjegur pak ditë më parë për kauzën e tyre është rikthyer sot në mbrëmje pranë ambienteve të grevës për të takuar ish-të përndjekurit.
Mësohet se Ndreca është rikthyer me ambulancë, ndërsa ka lëshuar thirrjet: “Para Ambasadës Amerikanë do vdesim të gjithë. Greva do të vazhdojë, te Presidenti Nishani nuk kam shpresë”.bw/kohaislame

Artikulli paraprakElbasan, plagos katër të afërm për pronat, pranga 45-vjeçarit
Artikulli vijuesPolicia japoneze arreston dy marinarë amerikanë