ELEMENT

ELEMENT m.
1. spec Secila nga pjesët që formojnë një të tërë; pjesë përbërëse e një mekanizmi, e një aparati etj. Elementet e ndërtesës. Elementet e aparatit (e makinës, e motorit). 
Elementet e antenës. Elementet e trekëndëshit. 
2. filoz. Secila nga katër pjesët përbërëse të natyrës (zjarri, uji, ajri, toka), që sipas filozofëve materialistë të Greqisë së lashtë janë baza e të gjitha sendeve e dukurive të gjithësisë. 
3. kim. Secila nga të njëqind e pesë lëndët e thjeshta të njohura deri me sot, që nuk mund të ndahen në pjesë përbërëse me metoda të zakonshme kimike. Element kimik. 
Element radioaktiv. Sistemi periodik i elementeve. Klasifikimi i elementeve. 
4. fiz. Mekanizëm i posaçëm që prodhon rrymë të dobët elektrike duke shfrytëzuar energjinë kimike. Element galvanik pilë. Element i thatë. 
5. vet. libr. Njohuritë e para e fillestare të një fushe të dijes, të artit, të teknikës etj.; njohuritë themelore të një shkence; bised. teksti shkollor që përmban këto njohuri ose bazat e një lënde mësimore. Elementet e algjebrës. Elementet e para të leximit e të shkrimit (të muzikës, të pikturës). Elementet e vizatimit teknik. 
6. Tipar dallues a i domosdoshëm i diçkaje; anë e veçantë e diçkaje. Element shprehës. Element ideologjik. Element i domosdoshëm. Element simbolik. 
Element dramatizmi (lirizmi) në një vepër letrare. 
7. ~Ë, ~ËT. Njeri, person; përfaqësues i një shtrese a i një klase të caktuar shoqërore. Element i shëndoshë. Element armik (i dyshimtë, i rrezikshëm). 
8. vet. Forcat që veprojnë në natyrë. Elementet e natyrës.
 
ELEMENTAR mb.
1. spec. Që përmban një element, që përbëhet prej një elementi, i thjeshtë. Grimcë elementare. Trap elementar. 
2. Që ka të bëjë me njohuritë e para, me fillimet a me bazat e një fushe të dijes, të artit, të teknikës etj. fillestar. Aritmetika (gjeometria) elementare. Njohuritë elementare. Nocionet elementare. Rregullat elementare. 
3. fig. Që kuptohet lehtë, që kapet pa vështirësi, i thjeshtë. Punë (gjë) elementare. Çështje elementare. 
4. Që është shumë i nevojshëm, që është i domosdoshëm për diçka. Kërkesë elementare. Nevojat (kushtet) elementare. Liritë (të drejtat) elementare.
Artikulli paraprakMASË
Artikulli vijuesDYLLË m.