“emoji” me shami në kokë, propozimi interesant nga 15-vjeçarja myslimane
Një vajzë e re nga Arabia Saudite, e cila është vetëm 15 vjeç, por jeton në Gjermani, ka propozuar që të krijohen “emoji” me shami në kokë nëpër rrjetet sociale.
Rayouf Alhumedhi, i ka dërguar propozimin një korporate jo-fitimprurëse “The Unicode Consortium”, për të shqyrtuar këtë, shkruan BBC.
Nëse ky propozim miratohet, atëherë “emoji-t” e reja do të jenë në dispozicion në vitin 2017.
Rayouf Alhumedhi, ka thënë për BBC, se ideja e saj ka ardhur gjatë një bisede me miqtë e saj në rrjetet sociale duke qenë se nuk kishte gjetur asnjë “emoji” për ta përfaqësuar atë, një vajzë të mbuluar me shami në kokë.
Pas kësaj, ajo kishte vendosur menjëherë një projektim të këtij simboli, dhe i dërgoi idenë e saj kompanisë Unicode.
Ndër të tjera ajo tha: “Ka kaq shumë gra myslimane në këtë botë që mbajnë shami. Kjo mund të duket e parëndësishme, por është ndryshe kur shikoni vetën në tastierë në tërë botën. Kur e përjetoni këtë, është me të vërtetë diçka e madhe”.
Për të rritur mbështetjen e kësaj iniciative, Ohanian organizoi një diskutim live online, ku përdoruesit e Reddit mund të japin idetë e tyre lidhur me temën.