Enes Goga thotë se nuk e di që i është ngritur aktaktuzë

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale për kryeimamin e Pejës, Enes Goga lidhur me dyshimet për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, Goga thotë se ai nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Prokuroria.
“Në kontaktin tim me avokatin tim po ashtu i ndamë të njëjtat informata dhe asgjë më shumë, do të presim informata zyrtare nga prokuroria”, thotë Goga, për lajmi.net.
Ai thotë se ndjehet plotësisht i pafajshëm dhe se kurdo që është e nevojshme do ta tregojë pastërtinë e tij lidhur me këtë aktakuzë.
“Sikur deri më tani që kam qenë në shërbim të popullit, fesë dhe shtetit tim do të vazhdojë edhe tash e tutje. Do ta tregojë pafajësinë time në çdo rast dhe çdo moment. Me lejen e Zotit të Madhërishëm do ta bëjë faqebardhë familjen time, institucionin tim ku punoi dhe qytetin tim”, ka thënë Goga.

Artikulli paraprakAdoleshentja palestineze rrëfen përqafimin e saj me të atin e saj të burgosur pas 12 vitesh
Artikulli vijuesShpërthim në New York, plagosen 29 persona