Enti i Statistikave i ka të dhënat edhe për veriun

0
214

Drejtori i Zyrës se Regjistrimit te Popullsisë, Sabri Zabërgja, ka deklaruar se Enti i Statistikave të Kosovës i ka të dhënat e regjistrimit edhe për pjesën veriore të Mitrovicës.

“Sa i përket rezultateve të pjesës veriore, ne i kemi rezultatet. Enti i Statistikave i ka rezultatet e pjesës veriore, sepse ne e kemi bërë një regjistrim me një formular më të shkurtër në vitin 2008-09, mirëpo me ato të dhëna ose do të dalim më 21 shtator, ose pak me vonë”, thotë për “Tribuna Shqiptare”, drejtori i Zyrës se Regjistrimit te Popullsisë, Sabri Zabërgja.

I pyetur se pas hapjes së Zyrës Administrative në veri, a do jetë e mundur që të bëhet regjistrimi në këtë pjesë të Kosovës, Zabërgja ka theksuar se regjistrimi në këtë pjesë do të bëhet vetëm kur do ketë regjistrim të ardhshëm në tërë territorin e Kosovë.

“Ne nuk kemi dashtë me bashkëpunua me strukturat paralele ilegale të pjesës veriore të Mitrovicës, meqenëse si kemi pranuar si komisione komunale. Mirëpo, ne të dhënat për atë pjesë të gjitha i kemi”.kohaislame