Epidemia e tularemisë në rënie, për pezullimin e saj vendos IKSHP-ja

Epidemia e tularemisë e cila kohëve të fundit është shfaqur në vend ka bërë që  numri i të infektuarve që janë trajtuar në Klinikën Infektive të jetë i lartë.

Mirëpo edhe pse, ky numër në fillim të shfaqjes së epidemisë ka qenë i lartë, në ditët e fundit ky numër  në Klinikën Infektive ka rënë dhe se gjendja e të sëmurëve që trajtohen në këtë të fundit është e mirë.
Prej fundit të vitit 2014 deri më tani janë shfaqur mbi  100 raste të konfirmuara, e prej këtyre rreth një e treta trajtohen në Klinikën Spitalore.
 
Këtë, e bëri të ditur për Tribuna Chanel, drejtori i Kinikës Infektive, Hamdi Ramadani.
 
Ramadani, tha se numri i të sëmurëve me epideminë e tularemisë është në rënie.
 
Ai tha se regjionet më të prekura me tularemi janë regjioni i Vushtrrisë, i Podujevës, Kastriotit, Malishevës dhe Obiliqit.
 
Tribuna Chanel  po ashtu, kontaktoi edhe me Institutin e Shëndetit Publik, mirëpo ata nuk dhanë ndonjë përgjigje duke thënë që deri në fund të javës nuk mund të dalin me statistika, pasi që ekipet janë në terren dhe nuk kanë ende ndonjë statistikë për numrin e të infektuarve.
 
Naser Ramadani, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik,tha përmes telefonit se  javëve të fundit nuk ka ndonjë rast emergjent dhe se për këtë nuk kanë dalur ende me statistika të reja.
 
Që, numri i të prekurve me epideminë e taluremisë është në rënie të lehtë, e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë.
 
Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, përmes postës elektronike tha për Tribuna Chanel se sipas, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) nga 1 janari 2014 deri më 10 shkurt 2015 janë raportuar gjithsej 206 raste të tularemisë.
 
Ai tha se deri sot nuk është raportuar asnjë rast vdekjeprurës, duke shtuar se rastet e tularemisë janë shfaqur në 19 komuna të Kosovës, me 88 vatra.
 
I, pyetur se kur do të shpallet e epidemia e mbyllur në nivel vendi ai pohoi se këtë do ta vendos Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
 
“Këtë do ta vendos IKSHP në bazë të trendit që do të manifestohet në teren sa u përket rasteve të regjistruara. Ditë më parë Instituti ka shpallur epideminë e tularemisë, ndërsa për pezullimin e epidemisë, do të merret një vendim tjetër i bazuar në situatën epidemiologjike në tere”tha Hoti.
 
Sëmundja e taluremisë manifestohet me rritje të gjëndrave limfatike në regjionin e qafës, që bën që sëmundja t’i ngjajë parotitit apo shytave siç njihet në popullatë.
 
Klinikisht sëmundja fillon me ethe, temperaturë, kokë dhembje, plogështi, anoreksi, vjellje.kohaislame
Artikulli paraprakJa ndërtimet me leje dhe pa leje në komunën e Prishtinës
Artikulli vijuesNesër, reduktime të ujit në disa lagje