Ja ndërtimet me leje dhe pa leje në komunën e Prishtinës

Kryetari I Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar disa fotografi me të cilat ka treguar ndërtimet legale dhe ilegale në Prishtinë.

Statusi i Ahmetit në facebook:
Disa fotografi interesante që morra sot nga Drejtoria e Urbanizmit. Këto janë tri fotografi që tregojnë ndërtimet me leje dhe pa leje në Komunën e Prishtinës të paraqitura në sistemin GIS. Kjo është vetëm një përpunim i thjeshtë i punës 1 vjeçare të urbanizmit, kur janë regjistruar të gjitha lejet e dhëna, të gjitha tejkalimet, mbindërtimet dhe të gjitha ndërtimet pa leje.
Me rrathë të kuq janë ndërtimet pa leje që kanë aplikuar për legalizim. Më poshtë është legjenda e plotë
▲ (e kaltërt) Objekte me leje të paidentifikuara (ka mungu ndarja e parcelave)
(e kaltërt) Objekte të reja (ka marrë leje ndërtimore për shtëpi ndërsa në ortofoto janë banesa)
● (e kaltërt) Objekte me leje të identifikuara në teren
↓ (e gjelbërt) Objekte me leje (2000- 2014)
↓ (e kuqe) Aplikues për legalizimin e mbindërtimeve (pa leje)
● (e kuqe) Aplikues për legalizim (pa leje)
★ (e gjelbërt) Aplikues për legalizim (nga viti 2010)
Artikulli paraprakRaporti për korrupsion brenda EULEX-it do të publikohet muajin e ardhshëm
Artikulli vijuesEpidemia e tularemisë në rënie, për pezullimin e saj vendos IKSHP-ja