Erdoan bën deklarat të ashpra në lidhje me Iranin

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, bëri deklarata në një kanal televiziv në lidhje me raketat Patriot që do të vendosen në kufi me Sirinë.

Ai foli ashpër në lidhje me deklaratat e bëra nga Irani mbi këtë çështje se “Dislokimi i raketave do të nxjerrë luftën e tretë botërore”.

“Shefi i Shtatmadhorisë Iraniane duhet të thotë se në emër të kujt i bën këto deklarata, për çfarë po bëhet ato? Sepse kur ne e pyesim presidentin iranian ai na thotë ‘Këto janë pikëpamjet e tij personale, ne kemi mendime të tilla’. Pastaj del dikush tjetër dhe bën deklarata të ndryshme. Pra në Irak kush flet në emër të kujt, fjala e kujt peshon atje… Dhe kjo vijon në këtë mënyrë, pra në Iran flasin të gjithë”, tha Kryeministri Erdoan.

Ai gjithashtu vuri në dukje se mbrojtësi i vendeve anëtare të NATO-s është vetë NATO-ja, dhe njoftoi se raketat Patriot do të dislokohen në qytetet Adana, Gaziantep dhe Kahramanmarash.

Kryeministri turk preku edhe ngjarjet në Siri, dhe tha se Esadi është vazhdimisht duke humbur gjak dhe se herët ose vonë ai do të iki.

“Esadi e ka kthyer situatën në një luftë sektare. Në Siri ekziston sundimi i pakicave mbi shumicën. Esad tashmë nuk ka më superioritet në tokë. Ne nuk do të tërhiqemi nga politika që ndjekim për Sirinë. Përkrahësi më i madh i Esadit është Irani. Edhe modalja e vendimit të pritur nga Kombet e Bashkuara e ka fuqizuar Esadin. Perëndimi jep përkrahje kundër Esadit por ajo nuk është në nivelin që duam ne”, tha Erdoan.

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan, tërhoqi vëmendjen edhe mbi situatën kritike në Irak. Ai tha: “Në Irak ekziston një luftë ndërsektare dhe ky vend mund të bëhet si Siria. Qeveria e Bagdadit është qeveria e pakicave në Irak. Flitet për përçarjen e Irakut, por dëshira ime është që kjo të mos ndodhë.

“Atje duhet të vendoset një sistem i bazuar tek populli” tha Erodan./trt/kohaislame

Artikulli paraprak"Martesa homoseksuale, një kërcënim për paqen në botë"
Artikulli vijuesAmnisty International: Azilkërkuesit në Greqi, trajtim çnjerëzor