Juniku, pa mjekë

Qendra e Mjekësisë Familjare në Komunën e Junikut vazhdon të ketë sfidë numrin e vogël të stafit mjekësor, ndërkohë që ka kërkesa të mëdha nga qytetarët.

Ata shpeshherë detyrohen që të udhëtojnë për në shtëpinë e shëndetit në Deçan.
Nga ana tjetër, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Junikut, Nevruz Krasniqi ka thënë se, “sa i përket funksionimit të QKMF-së në Junik, që nga fillimi punë në objektin e ri e deri më sot personeli i këtij institucioni nuk është përballuar me asnjë vështirësi”.

Sipas tij, ky institucion shëndetësor është mirë i pajisur me ilaçe të listës esenciale, po ashtu ngrohja qendrore dhe shërbimet mjekësore për qytetarët ofrohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Drejtori Krasniqi potencoi se sfidë për këtë shtëpi shëndeti është numri i vogël i stafit mjekësor.
Ndërsa, qytetarët e interesuar mund të kontaktojnë me stafin mjekësor të QKMF-së në numrin 0390/ 370 700.kohaislame

Artikulli paraprakArmatosen rojet e pyjeve
Artikulli vijuesSHBA, masakër tmerruese në shkollën fillore