Erdoan: Të gjithë do ta mësojnë fuqinë e Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Të gjithë do ti njohin forcat e sigurisë së këtij populli (popullit tuk). Përse forcat e koalicionit veprojnë me PYD-në dhe YPG-në? Ne e kemi të vështirë ta kuptojmë këtë”.

 

Presidenti turk në fjalimin gjatë inaugurimeve kolektive në qytetin e Konjës duke iu referuar Operacionit ‘Mburoja e Eufratit’, tha: “Të gjithë do ti njohin forcat e sigurisë së këtij populli. Kush janë “të gjithë ata”? Forcat e koalicionit në këto momente janë duke vepruar së bashku me ne, ejvalla. Përse forcat e koalicionit veprojnë me PYD-në dhe YPG-në? Ne e kemi të vështirë ta kuptojmë këtë. Pothuajse të gjitha fuqitë e koalicionit janë miket tona. Brenda forcave të koalicionit ka 63 vende dhe madje ka vende anëtare të NATO-s. Ne jemi partneri i tyre strategjik dhe nuk e kuptojmë se si mund të jenë bashkë me një organizatë terroriste. Ne e kemi të vështirë të kuptojmë ata që trajnojnë sot terroristët”.

“Ne jemi të vendosur të marrim pjesë në forcat e koalicionit në Irak për unitetin e këtij vendi. Nëse forcat e koalicionit nuk dëshirojnë Turqinë atëherë hyn në veprim plani B. Nëse nuk bën edhe ai hyn në fuqi plani C. Shteti i Republikës së Turqisë nuk është një shtet klan. Ata duhet ta dinë këtë”.

Artikulli paraprakNga Amir B. AHMETI: Trump vs. Clinton dhe “elektorët e pabesë”
Artikulli vijuesA e dini pse Shqiptarët u bëheshin Musliman?!