ERDOGAN I KËRKON EGJIPTIT LIRIMIN E LIDERIT TË VËLLAZËRISË MYSLIMANE

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Egjiptit që të liroj Presidentin e rrëzuar islamik Mohamed Morsi nga burgu dhe heqjen e dënimeve me vdekje për mbështetësit e tij, para se Ankaraja të shoh mundësinë për marrëdhënie bilaterale me Kajron.

Mospajtimet në mes të ish-dy aleatëve nisi që kur shefi i ushtrisë egjiptiane Abdel-Fattah el-Sissi rrëzoi Presidentin e zgjedhur Morsi nga pushteti më 2013, pas protestave masive kundër tij, transmeton Expres.
 
Forcat e Sigurisë së Egjiptit që nga ajo kohë kishin nis luftën kundër lëvizjeve islamike duke vrarë qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane në Kajro, duke arrestuar mijëra të tjerë përfshirë Morsin.kohaislame
Artikulli paraprakBabacan: Synojmë 5 miliardë dollarë tregti me Çekinë
Artikulli vijuesDenoncoi se u keqpërdoren gjysmë milioni € në Kosovë, OKB përjashton punëtorin